Një skandal i vërtetë po ndodh ditën e sotme në Ambasadën Shqiptare në Athinë.

Siç shihet nga pamjet e newsbomb.al, shqiptarët që qëndrojnë në Athinë janë grumbulluar pranë ambasadës për të marrë pasaportat, pa ruajtuar aspak distancën, madje pa maska dhe doreza.

Por, ata janë paraqitur më kot pranë ambasadës, pasi sot nuk do të mund ta marrin asnjë shërbim, sepse ambasada ka shtyrë afatin e pasaportave për shkak se ka ndryshuar personel, por nuk i ka lajmëruar më herët për këtë fakt.

Kësisoj në mungesë të një njoftimi nga ambasada shqiptarët janë mbledhur pranë saj, duke shtypur njëri tjetrin e duke u ngjitur në dyert e saj.

Ambasada e RSH në Athinë, me synim ardhjen në ndihmë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Kretë dhe ishujt përreth, ofron shërbim për ata të cilëve 1) u kanë skaduar dokumentet e identifikimit; 2) janë në prag skadimi; ose 3) që vuajnë nga probleme shëndetësore dhe dëshirojnë të aplikojnë për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP