Kërkesa e deputetit Myslim Murrizi për të marrë fjalën ka shkaktuar tension dhe ndërprerje të seancën pasi kreu i Kuvendit nuk e ka lejuar.

Në foltoren e Parlamentit u ngritën deputetët e opozitës parlamentare dhe u afruan edhe punonjësit e Gardës, por këtyre të fundit, Ruçi i kërkoi të largoheshin sepse nuk ishte nevoja.

Deputeti Myslim Murrizi kërkonte të merrte fjalën, por ajo nuk iu dha dhe Ruçi njoftoi 5 minutas pushim.

Ruçi ndaj Murrizit: Nëse nuk ulesh jam i detyruar të zbatoj rregulloren.

Uluni juve të shërbimit, ikni andej ikni, ikni se s’ka nevojë ju të shërbimit.

Nëse doni të dëgjoni e para Kujtim Gjuzit nuk i dhashë fjalën për replikë, por kisthe radhën diskutim një minutë.

E dyta, po e ka dhe nja tre herën të tjera ai. Keni në dispozicion edhe 15 minuta të tjera për cështjen që do hap tani, flisni për cfarë të doni.

Ulu poshtë se do të jap masë, do të jap vërejtje, atëherë po pres dy minuta, do përjashtohesh nga salla. Po ulur mor ulu.

Ndërkohë që pasi rifilloi seanca, Ruçi ia dha fjalën ministrit Sandër Lleshaj dhe nuk e la deputetin Murrizi të fliste, vijuan replikat mes tyre:

Ruci: S’ka këllqe asnjëri të më kundërshtojë mua, të kam paralajmëruar tre herë, ulu, ske të drjtë të më kërkosh se je në pikën që përjashtohesh nga senanca, ulu, fjala nuk merret, jepet, ulu, se do të komunikoj vendimin të thashë.

Uluni poshtë, uluni poshtë,

Të mbarojë fjalën ministri dhe 5 minuta pushim pastaj, ik merrni vendim, shkoni bëni mbledhje te salla

Babën as ta kam zënë as mos ma zër në gojë dakord e.

Ministër mos repliko me atë

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP