Situata është përkeqësuar shumë në Ballkan përsa i përket pandemisë së koronavirusit. Kosova është vendi më i prekur, me 31 viktima në 2 ditët e fundit.

Ndërkaq janë bërë publike edhe shifrat e fundit nga Maqedonia e Veriut. Në këto 24 orë kanë humbur jetën 5 persona, duke e çuar në 485 numrin total të jetëve të humbura.

Janë kryer 1377 teste nga të cilat 139 kanë rezultuar pozitive. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 534 pacientë të shëruar nga koronavirusi. Shumica e të shëruarve janë nga Shkupi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP