Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka njoftuar sot se nga muaji shtator, viti i ri shkollor do të jetë me ndryshime dhe do të realizohet në dy formate; edhe fizikisht në klasa edhe online.

“Kanali RTSH shkolla do të vazhdojë të punojë edhe gjatë verës, që në shtator të jetë tërësisht gati”, tha Shahini.

Shkolla do të nisë më 14 shtator, por mund të ketë edhe shtyrje, theksoi Shahini teksa dha lajmin se deri në fund të vitit do të ndërtohen ose rikonstruktohen 38 shkolla.

“Pandemia na detyroi të merrnim masa duke mbyllur shkollat, pastaj ishte e vështirë të kthenim nxënësit në shkollë. Buxheti i Ministrisë së Arsimit është orientuar drejt rindërtimit të shkollave. Janë planifikuar të rindërtohen apo ndërhyhet në 38 shkolla deri në fund të këtij viti, me punimet që do të mbarojnë në fillim të vitit tjetër. Kemi arritur të ruajmë dy projekte të kushtueshme, që janë të domosdoshme. Një nga këto është projekti i librave falas, që ka vazhduar për ëkto vite. Tjetri është pakti për universitetin dhe subvencionimi i tarifave për studentët dhe bursat e studentëve. Mbi 90% përfitojnë nga ky pakt. Viti i ri shkollor fillon në 14 shtator, të paktën sipas planifikimeve që kemi tani”, tha ajo.

Masat për COVID-19, u shpreh Shahini do të sjellin një ndryshim edhe tek arsimi parauniversitar.

Shahini gjithashtu tha se nga e hëna ka nisur edhe shpërndarja e diplomave për maturantët, ndërsa në maturën e vitit 2021 do të ketë edhe risi. Problem tha ajo, mbetet nota fiktive në gjimnaze.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP