Shtetet e Bashkuara thyen një tjetër rekord shqetësues të martën, kur regjistruan 47 mijë raste të reja me koronavirus, numri më i lartë i infeksioneve të reja brenda një dte që nga fillimi i pandemisë.

Pas kësaj, Dr Fauci ka paralajmëruar një rrezik të një shpërthimi më të madh në SH.B.A.

Eksperti i lartë amerikan për sëmundjet infektive, Dr Anthony Fauci, ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e rasteve të reja me koronavirus në vend, duke paralajmëruar rrezikun e një shpërthimi më të madh nëse nuk vihet nën kontroll situata.

“Ne u goditëm shumë keq, më keq se çdo vend, po t’i referohesh numrit të rasteve dhe numrit të vde kjeve. Problemi i cili po hasim tani është se në një përpjekje për të ashtuquajturën rihapje ose hapjen e vendit dhe kthimin e saj në një formë të normalitetit, ne po shohim goditje shumë shqetësuese në shtete të ndryshme në SH.B.A. “, i tha ai programit të BBC Radio 4 sot.

“Ne na duhet të marrim kontrollin ose rrezikojmë një shpërthim edhe më të madh në Shtetet e Bashkuara.”

Duke krahasuar situatën në SH.B.A. me mënyrën se si disa vende evropiane kontrolluan përhapjen e virusit, Dr Fauci tha: “Ata u mbyllën në masën prej rreth 97%. Në SH.B.A., madje edhe në mbylljen më të rreptë, vetëm rreth 50% e vendit ishte mbyllur. Kjo lejoi shpërthim te vazhdueshem”

“Ne duhet të krijojmë një ndienjë përgjegjësie sociale tek njerëzit, veçanërisht të rinjtë,” shpjegoi ai, duke përmendur se të rinjtë kishin më pak gjasa të preken seriozisht nga Covid-19, por prapë mund të përhapin sëmundjen./ BBC

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP