Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe 78 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus këtë të hënë në Maqedoninë e Veriut.

Me rritjen ditore të Covid-19, bilanci i përgjithshëm i personave të sëmurë deri më tani ka shkuar në 7.124 nga 68 059 testime të realizuara, ndërsa prej fillimit të shpërthimit të pandemisë e deri më tani numri total i viktimave ka shkuar në 346.

Advertisements

Lajmi i mirë është se në 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 172 persona duke e çuar në 3.199 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 26 raste të reja me Covid-19, në Kumanovë 4, Shtip 17, Tetovë 9, Strugë 3, Gostivar 5, Probishtip 3, dhe nga një rast kanë Dibra, Manastiri, Ohri, Kriva Pallanka, Koçani, Vinica.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP