Foto ilustruese

Dy ditët e fundit në Itali janë shtuar rastet e reja me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore në shtetin fqinj kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 276 persona, nga të cilët 135 vetëm në rajonin e Lombardisë.

Ditën e djeshme ishin 229 persona të rinj të infektuar më koronavirus. Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 12 persona, po aq sa edhe ditën e djeshme.

Deri tani, në Itali janë infektuar 242,639 persona, nga të cilët 34,938 kanë ndërruar jetë. Edhe numri i personave në terapi intesive ka rënë, ku gjithsej numërohen 65.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP