Gazetari Spartak Koka ka publikuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në emisionin “Opinion” në Tv Klan, pamjet me të cilat u përballën mbrëmjen e 2 Korrikut zjarrfikësit, të cilët u futën në shtëpinë e familjes Josifi në zonën e Kombinatit, ku gjetën të vdek ura nënë e bijë dhe vajzën tjetër në gjendje të rëndë.

Këto pamje të cilat publikohen për herë të parë, tregojnë dhomën ku prej 15 muajsh, 30-vjeçarja Anisa Josifi qëndronte e vde kur në shtrat. Për trupin e saj të dek ompozuar, kujdeseshin nëna e saj Zhaneta 56-vjeçe dhe motra Blerta, 34-vjeçe.

Siç mund të dallohet nga pamjet, Anisa dergjej në shtratin e vd ekjes e mbuluar me jorgan. Pranë saj ndodhet një ventilator, të cilin nënë e bijë e përdornin për të larguar erën, ndërsa një karrige qëndron pranë trupit të saj, aty ku Zhaneta dhe Blerta, me gjasë uleshin e kryenin lutjet që 30-vjeçarja të ringjallej.

Gjithçka tjetër në dhomë duket mëse normale. Sendet qëndrojnë aty ku me gjasë Anisa i mbante edhe kur ishte gjallë dhe e gjithë dhoma duket e rregullt, si për të na treguar se Zhaneta dhe Blerta besonin vërtetë se 30-vjeçarja do të rikthehej në jetë./tvklan.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP