Preket nga COVID-19 babai i gazetarit Berat Buzhala. Lajmin e ka dhënë vetë gazetari në rrjetet sociale, i cili i jep kurajo babait të tij që të luftojë me virusin. Buzhala thekson se virusi nuk është një shpikje dhe i bën thirrje edhe shtetit që në këtë betejë, të mos jetë spektator.

Postimi i plotë:

Naten e mire T’at. Bonu i fort e çohu neser. Befasona neve, befasoi edhe mjeket. E di qe prape kam me u marre me ty, mas shpines tande, ama gjithashtu e di qe ti e ke dite qe une po merrna me ty dhe veprat tuja. Na nuk jemi babe e djale, na jemi shoke. Naten prinduc. (Kurse ju te tjeret qe po mendoni qe COVID eshte shpikje me te vertete ju deshiroj shume fat. Fat i deshiroj edhe shtetit qe e ka vendose me e pa si spektatator kete lu fte qe tashme ka fillu.)

Më 24 qershor Berat Buzhala njoftoi opininon se ishte prekur nga COVID-19. Ai tregoi se analizat i dolën pozitive. Ndërkohë, u shpreh se po kalon ditë të vështira, pasi ka patur temperaturë, kollë, ethe, madje ka humbur edhe nuhatjen.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP