Aplikacioni i Tik Tok ka qenë shpeshherë në krye të bisedimeve të qeverive anë e mbanë botës, dhe madje është thënë se do të ndërmerren veprime kundër tij.

Vendime të tilla janë duke u ndërmarrë për një sërë arsyesh, përfshirë konfliktet kufitare me qeverinë indiane dhe ndjenjat anti-kineze nga Shtetet e Bashkuara.

Janë ngritur shqetësime edhe për qasjen e qeverisë kineze ndaj të dhënave dhe intimitetit, si në lidhje me qytetarët e saj, ashtu edhe për potencialin për të mbledhur informacion nga qytetarë të huaj.

Për një qytetar mesatar, vendime të tilla janë shumë konfuze, , për shkak të marrëdhënies së paqartë të Tik Tok-ut (i cili nuk ekziston në Kinë) dhe kompanisë së tij kineze ByteDance, dhe qeverisë kineze. Amerika po shqyrton një ndalim të plotë të këtij aplikacioni, gjë që ka shkaktuar shumë reagime në radhët e të rinjve, të cilët jaënë mësuar tashmë me të.

Çfarë është Tik Tok?

Tik Tok është një video-aplikacion i cili është bërë viral në të gjithë botën. Ai u lançua në vitin 2017 në të gjitha tregjet ndërkombëtare ndërsa në SHBA në vitin 2018. Aplikacioni i lejon ndjekësit e tij të krijojnë video të shkurtra prej 15 sekondash dhe është bërë shumë popullor në mesin e të rinjve. Raporohet se Tik Tok ka mbi 1 miliardë përdorues, 100 milionë prej të cilëve janë amerikanë.

Kush e zotëron Tik Tok?

TikTok është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, por vetë kompania drejtohet nga ish-ekzekutivi i Disney, Kevin Mayer. TikTok thotë se të dhënat e saj mbahen në Shtetet e Bashkuara me servera rezervë në Singapor dhe nuk i mban të dhënat në Kinë.

Çfarë të dhënash grumbullon Tik Tok?

Sipas politikës së privatësisë së Tik Tok, kompania grumbullon një gamë informacionesh të listuara më poshtë, por jo vetëm:

Informacioni i regjistrimit;

Mosha;

Emri i përdoruesit dhe kodi;

Gjuha;

Email dhe numri i telefonit;

Foto e profilit;

Informacion i llogarisë së mediave sociale;

Emri;

Informacion llogarish bankare.

Ai gjithashtu mbledh informacione nga përdoruesit e lidhur në rrjetet sociale, si dhe të dhëna teknologjike, duke përfshirë adresën IP, historinë e shfletimit dhe të dhënat e vendndodhjes, si dhe informacione nga platforma të palëve të treta të lidhura me të, siç janë miqtë e Facebook.

Në krahasim me rrjetet e tjera sociale, Tik Tok ka qenë më i hapur në lidhje me si punon algoritmi i tij dhe si e përdor ai atë për të mbledhur të dhëna.

TikTok ka thënë se nuk heq video me urdhër të qeverisë Kineze. Sipas raportit të saj të transparencës, vendet që kanë kërkuar më shumë video të hiqen janë Shtetet e Bashkuara dhe India.

Një raport nga viti 2019 zbuloi se TikTok kishte vërtet video censuruese që qeveria kineze nuk i aprovoi, përfshirë ato që përmend Sheshin Tiananmen, pavarësinë e Tibetit, ose grupin e ndaluar fetar Falun Gong, sipas dokumenteve të brendshme.

Pse njerëzit thonë që mund të mbyllet?

TikTok ka rrezik të ndalohet me muaj, pasi administrata Trump ka shprehur shqetësime për marrëdhëniet e aplikacionit me qeverinë kineze.

Sipas Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, SH.B.A. është “sigurisht duke kërkuar” ndalimin e aplikacionit, i cili do të vinte “informacionin privat të përdoruesve amerikanë në duart e Partisë Komuniste Kineze”.

Arsyetimi që qëndron pas një ndalimi të tillë është i paqartë, por ka rrënjë në ndjenjën anti-Kinë që është përkeqësuar nga veprimet e fundit politike të qeverisë kineze, si dhe nga qasja e Kinës ndaj intimitetit dhe të dhënave.

Ligji Kombëtar i Inteligjencës Kineze nga 2017 kërkon që organizatat dhe qytetarët të “mbështesin, ndihmojnë dhe bashkëpunojnë me punën e shtetit të inteligjencës”, dhe megjithëse kompanitë kineze kanë thënë se nuk do të pajtoheshin me një veprim të tillë, ekspertët raportohet se besojnë se nuk do të kishin zgjidhje.

Aktualisht, qeveria kineze është në konflikt me protestuesit në Hong Kong për shkak të një ligji të ri që ndalon aktivitetet e “secesionit” dhe “përmbysjen” e shtetit kinez.

Qeveria kineze është gjithashtu në konflikt me Indinë për tensionet kufitare të cilat çuan në mbylljen e 59 aplikacione kineze, përfshirë TikTok në Indi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP