Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje lidhur me operacionin e zhvilluar nga forcat xheniere, duke bërë me dije se as.gjesimi i tyre është bërë konform protokollit të sigurisë duke shtuar se janë “zhd.ukur” muni.cione të llojit pr.edha art.ilerie, të ka.librave: 120 mm; 130 mm dhe 77 mm.


VLORË– Komanda Mbështetëse e Forcave të Armatosura, në bashkëpunim me Forcën Detare dhe atë Tokësore kanë pastruar ditën e djeshme ishullin e Sazanit nga të gjitha municionet luftarake, të depozituara ndër vite.

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje lidhur me operacionin e zhvilluar nga forcat xheniere, duke bërë me dije se asgj.esimi i tyre është bërë konform protokollit të sigurisë. Gjithashtu Ministria ka bërë me dije se janë “zhd.ukur” munic.ione të llojit pre.dha artilerie, të kalibrave: 120 mm; 130 mm dhe 77 mm.

Operacioni, i kryer në masa të rrepta sigurie bëri të mundur pastrimin nga muni.cionet që ishin grumbulluar prej vitesh në ishullin e Sazanit, i cili vitet e fundit frekuentohet nga turistë vendas e të huaj gjatë periudhës maj – shtator. Nga pamjet e publikuara duken qartë forcat xheniere kanë mbledhur mu.nicionet dhe i kanë asg.jesuar brenda një tuneli.

Në fund, Ministria ka bërë me dije se operacioni në Sazan nuk është i fundit nga ana e Forcave të Ar.matosura, pasi kontrolli dhe monitorimi i gjendjes së sigurisë në këtë ishull do të jetë i vazhdueshëm deri në pastrimin e plotë të zonës, e cila për vite me radhë ka shërbyer si bazë usht.arake.

Mbyllja e ishullit do të zgjasë deri në fundjavën tjetër, dhe më pas ai do të hapet për turistët.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP