Një ditë më parë ka festuar 38-vjetorin e lindjes Getoar Selimi. Ai u surpriza nga bashkëshortja e tij, Marina Vjollca, e cila i kishte bërë një tortë të veçantë dhe një urim special.

Ndërkohë pak më parë, Marina ka postuar në “Instastory” një video paksa intime nga shtrati. Bukuroshja ndodhet e shtrirë në shtrat, kur i afrohet reperi dhe e puth në hundë dhe në ballë.

Në video ajo ka vendosur që të etiketojë Getoarin si dhe të vendosë një emoji zemër. Ndërkohë kujtojmë se dje, ajo i bëri urimin e veçantë: “Gëzuar ditëlindjen bashkëshorti im i dashur, heroi im, mashkulli im i bukur. Doja të të uroja më të mirat, por ti tashmë më ke mua. S’ka nevojë”. “Jam me fat”, ia ktheu Getoari.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP