Një helikopter i Forcave Ajrore Shqiptare ka bërë ulje të detyruar në një nga zonat e Toscanas në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se mjeti fluturues ishte nisur nga Franca drejt Shqipërisë por në një moment ka p ësuar avari duke bërë zbritje urgj ente në Casentino. Ngjarja është rregjistruar mëngjesin e kësaj të enjte. Helikopteri kishte në bord katër anëtarë.

Mësohet se mjeti ajrorë pësoi një nxehje të pjesëve motorrike duke e detyruar të ulet në zonën më të sigurtë. Fillimisht helikopteri u pa nga një banor i komunës Poppi, i cili lajmëroi edhe Karabinierët. Këta të fundit pas konstatimeve të para thanë se nga ky rast mund të kishte ndodhur edhe një tra gjedi.

“Shkathtësia dhe gatishmëria e pilotit shmangën më të keqen. Nuk ka dë mtime në mesin e anëtarëve të ekuipazhit, dhe as në mesin e popullatës, nuk ka dë mtime në strukturat”, tha polica italiane.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP