Në janar të këtij viti, ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, u bë baba për herë të dytë.Partnerja e tij italiane, Monica, solli në jetë fëmijën e dytë të çiftit, një vogëlushe që e pagëzuan me emrin Enkeleida.Të rralla janë rastet kur të voglën e kemi parë në rrjete sociale, pasi dyshja preferon ta mbajë larg syve të publikut.

Mirëpo, sot Loriku ka ndarë foton më të ëmbël me të bijën,Enkeleida që tashmë është rritur sa të bëjë “tifo”, por jo për ndeshjet e futbollit.Në pozën e publikuar disa minuta më parë, ish-kapiteni shfaqet duke parë me të voglën garat e Formula 3, ndërsa i ka ngritur asaj duart lart.

Megjithëse nuk e ka treguar portretin e saj, dallojmë që Enkeleida është një bebushe bjonde që me siguri s’i ka lënë gjë mamasë së saj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP