Deputeti i LDK-së, Frashër Demaj, ka njoftuar përmes Facebook-ut se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ai ka thënë se është treguar i kujdesshëm, por që nuk ka mjaftuar.

Ky është njoftimi i tij i plotë:

Të dashur familjarë e miq,

Pavarësisht se jam munduar të jem shumë i kujdesshëm për vete dhe të tjerët duke bartur maskë gjatë gjithë kohës, si duket nuk ka mjaftuar. Të premten pasdite kam pasur temperaturë të lartë dhe kokëdhimbje.

Pas publikimit të rezultateve të testit kam dal Covid pozitiv.

Nga e premtja jam vetizoluar në shtëpi dhe po ndjek rekomandimet e mjekëve.

Diana dhe Drini tani per tani janë mirë.

Kujtojmë se janë të shumtë figurat politike në Kosovë që kanë rezultuar pozitivë me covid-19.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP