Më herët Faxweb.al ka raportuar se një foshnja 2 muajshe është shtruar në Spitalin Infektiv në Qednrën Spitalore “Nënë Tereza” me shenja të Covid-19, ndërkohë që kjo është konfirmuar edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Mnastirliu mbrëmjen e sotme.

Manastirliu tha në “Opinion” se ky është rasti i parë në vend që Covid prek një moshë të tillë që për pasojë është detuyruar të shtrohet në spital.

“Kemi një rast të një fëmije 2 muajsh që është shtruar në spitalin pediatrik në shërbimin e infe ktivit bashkë me të ëmën e vet. I ka dhënë pasojë Covidi, është rasti i parë që ne kemi një fëmijë të shtruar në spitalin inf ektiv që kërkon trajtim mjekësor së bashku me nënën e tij.”, tha ministrja.

Sa i përket moshës mesatare të personave që janë prekur nga virusi, Manastirliu, u shpreh se në Shqipëri është 45 vjeç, ndërkohë që theksoi se rritja e rasteve pas hapjes ishte e pritshme, se edhe persona që nuk kanë patologji të tjera, po shfaqin gjendje të rënduar.

“Ne jemi në javën e pestë pas rihapjes së madhe. Prisnim që do të kishte një shtim të rasteve. Ka kapërcyer pak pritshmërinë tonë, pasi mendonim se do të kishim shumë më shumë zbatim të rregullave”, tha Ministrja. E pyetur përse ndodhi kjo rritje, Manastirliu tha:

“Fakti që ne nuk kaluam tra gjedinë e vendeve të tjera nuk do të thotë që rre ziku nuk ekziston. Ajo çfarë ndodhi ishte një relaksim i sjelljes dhe intensifikim i kontakteve që solli rritjen e numrit të rasteve. Ajo që shohim është se ka prekur edhe mosha të reja. Mosha mesatare e të prekurve është ulur dhe është rreth 45 vjeç. Sipas raportimeve të Shërbimit Infektiv, ka raste të pacientëve që janë pa patologji të tjera dhe kanë simptoma të rënda, janë të rriskuar”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP