Ky është bilanci i rëndë nga koronavirusi në shtetin fqinj, 7 persona kanë ndërruar jetën, mes tyre edhe një mjek.

Autoritetet maqedonase bëjnë me dije se rastet e reja në 24 orët e fundit janë 115 ndërsa 40 persona janë shëruar dhe kanë lënë spitalin.

Numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 në Maqedoni arrin në 7.046, i të shëruarve në 3.027, ndërsa numri i viktimave në 341. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 3678.

Arifhikmet Deari nga Tetova është mjeku i parë që humb jetën nga koronavirusi në Maqedoni.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP