Ditën e djeshme Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi mbajtjen me detyrim të maskave në ambiente publike. Lajmin e bëri me dije Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë.

Ajo tha se mbajtja e maskave do të bëhet e detyrueshme në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz. Në të kundërt, personat që shkelin këtë masë të re, do të gjobiten.

“Vendimi do të hyjë në fuqi në ditët në vijim”, tha ajo dje e ftuar në një emision televiziv.

Këtë gjë e konfirmoi sot edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një intervistë për gazetaren Mirela Milori. Manastirliu tha se maskat do bëhet med etyrim në ambientet e mbyllura ndërkohë po diskutohet edhe mundësia për ta aplikuar në ambiente të hapura.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP