Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ditën e sotme, me anën e njëpostimi në facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e blejnë bukën e prerë. Prerja e rrit sipërfaen e bukës çka do të thotë se në temperatura të larta rreziku i kontaminimit është më i lartë. Apeli i AKU vjen në një moment kur shifra e personave të rezultuar pozitiv nga koronavirusi vjen çdo ditë e në rritje duke bërë që situata në vendin tonë të shfaqet shqetësuese.

Postimi i plotë i AKU-së: NË VËMENDJE TË KONSUMATORËVE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bazuar në opinionin e specialistëve në fushën e drithërave dhe të bukës, sjell në vëmendje të Konsumatorit këshillën që produkti bukë të blihet i paprerë në njësitë e tregtimit të këtij produkti ushqimor. Prerja e bukës është një proces ndërhyrje mekanike që sjell prishjen e “guackës mbrojtëse” të këtij produkti ushqimor ndaj kontaminimit të mundshëm, si dhe prishjen e strukturës kimiko-fizike, duke ndryshuar cilësinë apo vetitë e produktit ushqimor, të tilla si: vlerat ushqimore, aroma, shija, etj.

Gjithashtu, referuar opinionit të specialistëve në fushën e drithërave dhe të bukës, argumentohet se prerja e bukës sjell ngurtësimin e saj, tuli i bukës bëhet më i ashpër, lagështia pakësohet, duke humbur kështu freskia e produktit ushqimor, pra ulet cilësisë e tij.

Ekspertët e shpjegojnë:
Së pari, me faktin e ndryshimit të konformacionit molekular të niseshtesë në 30 minutat e para pasi është prodhuar produkti; si dhe

Së dyti, aroma vazhdon të zhvillohet ndërsa produkti është në proces ftohjeje. Nga prerja e bukës ndodh ndërprerja e këtyre dy proceseve dhe për pasojë do të kemi një bukë të thatë pa porozitetin e duhur dhe me nivel lagështie të ulët. Gjithashtu, aromat karakteristike të këndshme të bukës rrezikojnë të mos formohen apo të zhduken, si pasojë e oksidimit të përbërësve kryesor.

Vlen të përmendet edhe fakti se gjatë prerjes në feta rritet sipërfaqja e bukës dhe në kushte temperature më të lartë se 30 gradë celcius, rrezikohet formimi i myqeve dhe toksinave të dëmshme, si dhe kontaminimi ambiental i mundshëm. Për sa më sipër, prerja e bukës në feta për t’ u tregtuar më pas në vetë subjektin prodhues, apo në subjekte të tjerë tregtues, NUK REKOMANDOHET.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP