Në 2 javët e fundit në Kosovë shifrat e të infektuarve me koronavirus janë rritur ndjeshëm, duke patur çdo ditë më shumë se 100 persona të infektuar.

Kjo ka bërë që qeveria e Kosovës të marrë disa masa të reja parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Është vendosur që të kthehet karantina në katër komuna të tjera si Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë e Shtërpcë.

“Është miratuar edhe vendimi për ndërmarrjen e masave për qarkullimin e personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në komunat në: Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë. Ndalesa fillon të zbatohet nga data 13 korrik 2020, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë. Përjashtim nga ky vendim janë rastet urgjente shëndetësore, nevoja për t’u kujdesur për të sëmurë dhe për persona me nevoja të veçanta, kërkimi i ndihmës nga institucione përkatëse në rastet e dhunës familjare, vdekja e anëtarit të familjes dhe përkujdesja ndaj kafshëve shtëpiake, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia”, thuhet ne njoftimin e Qeverisë.

Kujtojmë që një javë më parë kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti vendosi karantinën në qytetet Prishtinë, Prizren, Ferizaj e Vushtrri.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP