Mali i Zi ka votuar të mërkurën për të legalizuar partneritetin civil mes personave të gjinisë së njëjtë, duke u kthyer në vendin e parë evropian jashtë Evropës Perëndimore dhe Bashkimit Evropian që njeh ligjërisht çiftet e komunitetit LGBT (homose ksual, lesbike, bise ksual dhe transgjinor).

Ligji është miratuar me 42 vota për në parlamentin me 81 ulëse, ka thënë Blanka Radoseviq Maroviq, drejtore në Ministrinë për të drejtat e njeriut dhe minoriteteve, për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ky ligj ishte kundërshtuar fillimisht në korrik të vitit 2019.

Ky vendim i Malit të Zi, që është duke avancuar rrugën e tij në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është mirëpritur nga liderët.

“Hap i mrekullueshëm në drejtimin e duhur për shoqërinë e (Malit të Zi), maturinë e tij demokratike dhe proceset integruese” ka thënë kryeministri malazez, Dushko Markoviq përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Ky shtet, me rreth 620,000 banorë, është bërë anëtari i 32-të i Kombeve të Bashkuara që e njeh një formë të partneritetit civil për çiftet e gjinisë së njëjtë./ REL

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP