Ish-deputeti Edmond Haxhinasto tha se procesi i riorganizimit të brendshëm të LSI ka nisur.

Ai theksoi se ky riorganizim përfshin përgatitjen e programit, strukturave dhe vetingut të brendshëm për kandidatët.

“LSI ka kohë që e bën këtë. Intensiteti do të rritet në muajt e ardhshëm. Do të kurorëzohet në muajt e ardhshëm me zgjedhjen e kryetarit me parimin një anëtar një votë.

Ky proces organizimi të brendshëm do të shkojë paralel me përgatitjen e strukturave, me programin tonë, me përfaqësuesit tanë që do të kalojnë procesin e vetingut të brendshëm. Të jemi të gatshëm për një konkurrim dinjitoz”, tha ai.

Mbetet mister se kush do te jete kandidati qe do te garoje perballe kryetares aktuale Monika Kryemadhi, për postin e kreut te LSI-se.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP