Që prej datës 9 Mars kur dhe u shfaqën rastet e para me Covid-19 në vendin tonë, në Dibër nuk u shënua asnjë i infektuar. Gjithsej në këtë hark kohor u bënë vetëm 9 tamponë që rezultuan negativ.

Por ditën e djeshme NJVKSH Dibër, dërgoi 2 tamponë të marrë nga pacientë të shtruar në spitalin rajonal të Peshkopisë.

Pacientët kishin shfaqur shenja të Covid-19 dhe për këtë u dërguan për analiza në ISHP dy tamponët të cilët kanë rezultuar pozitiv. Kjo ka bërë që NJVKSH të nisë hetimin epidemiologjik, ndërsa personeli i spitalit është në alarm.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP