Një pastor gjerman i konfirmuar si rasti i parë i koronavirusit te qentë, ka vdekur së fundmi në SHBA.

Shtatë vjeçari Buddy nisi problemet me frymëmarrjen që prej mesit të prillit, kur dhe i zoti i tij ishte sëmurë me koronavirus prej tre javësh. Qeni ishte gjithashtu me kancer.

Pronarët e tij Robert e Allison Mahoney, of Staten Island,thanë se qeni ishte ‘eliminuar’ pasi kishte nisur të kollitej me gjak.

Zonja Mahoney tha se Buddy “kishte sjellë gëzim për të gjithë”.
Nuk është e qartë nëse Buddy vdiq nga komplikimet e koronavirusit apo nga kanceri prej të cilit vuante.

Por shëndeti i tij ishte përkeqësuar pas problemeve të frymëmarrjes në prill.

Një testim te veterineri e nxorri Buddy-n në maj pozitiv me koronavirus.
“Kur i thua njerëzve që ke qenin me koronavirus, ata shikojnë sikur ke shtatë koka”, thotë zonja Mahoney.

“Më vonë kur kollitej ai dukej sikur do të nxirrte të brendshmet, si nga goja dhe nga hunda.”

Administrata amerikane thotë se aktualisht nuk ka prova shkencore se kafshët luajnë rol të konsiderueshëm në përhapjen e koronavirusit. Nga të dhënat në SHBA për koronavirusin te kafshët raportohen 12 qen, 10 mace, një tigër e një luan.
Nadia, tigri katër vjeçar në kopshtin zoologjik të Bronx, rezultoi pozitiv me Covid-19 në prill.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP