Një nga mjetet kryesore të luftës globale kundër pandemisë Covid-19 është maska e fytyrës.

Por në Indi një burrë ka zënë titujt e parë të mediave për një maskë unike që zotëron, për të cilën ka besim të plotë se nuk do e lejojë që të infektohet me koronavirus.

Biznesmeni Shankar Kurhade nga qyteti perëndimor i Pune, ka blerë një maskë të florinjtë për rreth 4,000 dollarë.

“Është një maskë e hollë që ka vrima të vogla dhe më ndihmon të marr frymë. Meqënëse është e florinjtë kam besim se do më mbrojë nga koronavirusi, por unë marr edhe masa të tjera.

Maska e tij shkon mirë me bizhuteritë e tij të tjera, pasi Kurhade preferon të zbukurohet me varëse unaza e byrzylykë floriri.
Së fundmi maska e tij e re prej floriri e ka bërë të famshëm në zonë.

“Njerëzit kërkojnë të bëjnë foto me mua. Ata çmenden fare prej maskës time, sidomos kur e vesh nëpër tregje ose vende me njerëz,” thotë ai.
India deri tani ka raportuar 648,315 raste me COVID-19 dhe 18,655 vdekjeve, sipas analistëve amerikanë të Johns Hopkins University.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP