Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka rrëfyer mëngjesin e sotëm, eksperiencën e tij personale, teksa ka qenë duke marrë shërbim në një dyqan telefonie.

Brataj thotë se i kanë kërkuar që të vendosë maskë, në një kohë kur vetë shitësja e mbante atë poshtë mjekrës, dhe si justifikim përdorte faktin se kishte barrierë mbrojtëse me klientët.

Nga ana tjetër ka ende persona që besojnë se Covid mposhtet nga rakia, dhe vazhdojnë ta kenë pirjen e saj pjesë të rutinës së mëngjesit.

Postimi i Bratajt:

Per te qeshur apo per te qare? Pa hyre te dera e dyqanit te telefonise sot në mengjes degjova: Zoteri nuk sherbejme pa mask. Keni shume te drejte i thashe dhe vendosa masken. Afrohem te banaku dhe shikoj qe vajza masken e vet e mbante mi mjeker. Me fal zonje, pse nuk e vendosni masken? Na kane dhene urdher te mos sherbejme pa mask zoteri! E kisha fjalen per ju zonje.

Kam xhamin ndares zoteri me thote zonja! Edhe une e kam xhamin ndares me ju zonje i them. Nderkohe hyn nje qytetar pa mask me leket ne dore. Me boj nje karikim telefoni 1100 lek goce se jam vone. Zoteri nuk sherbejme pa mask i thote vajza. Mushe se po dal ke dera thot zoteria dhe nderkohe nuk po leviste nga vendi. I drejtohem, zoteri te lutem ose gjeni nje mask ose dilni te dera i them. Hec o zoteri me thot, kam pi gjysem kile raki qe ne mengjes, nuk me gje gjo mua!+

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP