Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një nënë dhe vajza e saj u gjetën të pajeta në banesë, ndërsa vajza tjetër në gjendje të rëndë.

Një fqinje e familjes Josifi ka folur për mediat

“Ne kohen e Pandemise ato u mbyllen brenda. Pastaj dilte e ema, ajo punonte.

Punonte neper familje. Vajzat kane punuar, pastaj ra pandemia dhe iu shkurtu vendi i punes. Bashkeshorti i kishte vd ekur. Kane qene njerez te mire. Kane disa kohe qe kane ardhur

Ne jeteojme ne te njejtin pallat. Kemi kohe qe nuk i kemi pare”, u shpreh e moshuara.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2020, shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP