Ish-shpresa e madhe e Nottingham Forestit Derrick Otim u mbyt në një liqen në Shtetet e Bashkuara.

Aksidenti ka ndodhur në Karolinën e Jugut, në Liqenin e Kievit, raportojnë mediat lokale.

Futbollisti anglez, me origjinë nga Gana, u mbyt ndërsa po notonte në liqen. Ai ishte 24-vjeç.

“Pusho në paqe, Derrick! Të gjithë në Nottingham janë të befasuar kur mësojnë se ish i riu ynë ka ndërruar jetë. Mendimet e të gjithëve në klub janë me familjen dhe miqtë e tij”, thuhet në profilin në Twitter të Nottingham Forest.

Njerëzit shpesh mbyten në Liqenin e Kievit, kjo është arsyeja pse konsiderohet si një nga më të rrezikshmet në Amerikë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP