Një tjetër ngjarje tragjike raportohet se ka ndodhur në Dibër, pas mbytjes së 30-vjeçarit në Lumin Vjosë, në Fier.

Gazetari Enver Doçi raporton për “BalkanWeb” se është mbytur në lumin Drini i Zi një fëmijë. Ka qenë një telefonatë në Spitalin e Dibrës, që ka dhënë lajmin e trishtë, pasi ka kërkuar një ambulancë, që të shkojë për të marrë të mbyturin në afëri të Luznisë, në lumin Drini i Zi.

Ambulanca dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa nuk dihet mosha dhe identiteti i fëmijes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP