Një lëkundje sizmike është regjistruar në Ersekë.Sipas EMSC, tërmeti në fjalë ka qenë i një magnitude 3.2 rihter ndërsa ka pasur ndjeshmëri të lehtë. Lëkundjet janë ndjerë në zonat përreth Korçës.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë rreth 7 km në perëndim të Ersekës, ndërsa thellësia e tij ka qenë 10 km.

Në këtë zonë ka aktivitet të lartë sizmik, ku shpesh herë regjistrohen lëkundje të lehta.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP