Ylli amerikan i muzikës Hip-Hop, Kanye West njofton se do të garojë për president të SHBA-së këtë vit.

Njoftimin 43-vjeçari West e ka bërë Ditën e Pavarësisë dhe nëse ai nis fushatën, do të garojë kundër demokratit Joe Biden dhe presidentit aktual Donald Trump, me të cilin ka miqësi.

Fitorja e tij, gjithashtu do të thotë se ylli i “reality show” Kim Kardashian, do të bëhet Zonja e Parë e SHBA.

“Tani duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë. Unë po kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara!” shkruan në Twitter këngëtari i famshëm.

Menjëherë pas këtij postimi, sipërmarrësi i famshëm amerikan, CEO i SpaceX, Elon Musk shprehu mbështetjen e tij. “Do të kesh mbështetjen time të plotë,” i shkroi Musk. /Newsb omb

 

View this post on Instagram

 

#2020VISION

A post shared by Kanye West (@kanyewestt_official) on

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP