Mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare është ndëshkuar me 2 kartonë të verdhë në harkun kohor të 2 minutave (70-72), duke lënë skuadrën e Malagas me 10 lojtarë në sfidën ndaj Albasetes.

Ky vendim i gjyqtarit e ka tërbuar mesfushorin shqiptar, i cili nuk i ka besuar syve, dhe në momentin e daljes nga fusha ka shfryrë keq, duke shkelmuar disa topa që kishte pranë dhe duke goditur me grusht tunelin në hyrje të stadiumit.

Pamjet tregojnë qartë që gjyqtari i takimit e ka lëshuar disi dorën ndaj Bares, pasi tek faulli i dytë duket qartë që kartoni i verdhë edhe mund të ishte shmangur. Kujtojmë që mesfushori 22-vjeçar, u ndëshkuar me karton të kuq edhe në sfidën e datës 15 qershorit ndaj Tenerifes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP