Situata e pandemisë së koronavirusit vijon të shfaqet problematike në vendin tonë. Numri i rasteve të reja pozitive vijon të ketë një rritje pothuajse të përditshme, e tillë është situata edhe në qytetin e Fierit.

Rastet më të fundit të rezultuara pozitive në këtë qytet lidhen me pjestarët e një familjeje të vetme, ku nga familja me 4 persona vetëm mbesa rezulton negative. Fillimisht rezultoi pozitive nusja e familjes e cila kishte shoqëruar të atin në QSUT para disa ditësh, vend ku mendohet se ra në kontakt me virusin. Ditën e sotme rezultuan pozitiv dhe dy anëtar të tjerë të familjes, gruaja 50-vjeçare dhe burri i saj.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit, fatkeqësisht, një 63 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor”, njofton ministria.

Ndërkohë që 82 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 368 testime që janë kryer gjithsej, nga 45 që u regjistruan një ditë më parë. Prej më shumë se një muaji tashmë, rastet e reja me Covid 19 në vendin tonë, nuk po gjejnë ulje, ndërkohë që padyshim nuk mund të flasim për kurbë, në një kohë kur testimet që kryhen janë minimale.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP