Policia nis hetimet kundër djalit 10-vjeçar të Cristiano Ronaldos

Djali 10-vjeçar i Cristiano Ronaldo është filmuar duke hipur në një motor uji i vetëm në pamjet e ngarkuara në faqen e tezes së tij në Instagram dhe policia ka filluar het imet.

Mediat portugeze pretendojne se videoja, që thuhet se është bërë të shtunën në Paul do Mar në jug të Madeiras ku Cristiano Ronaldo Jr po pushon me të afërmit, u nda edhe nga babai i tij i famshëm i futbollit dhe daja i tij, por më pas e hoqën.

Shefi i policisë detare, Guerreiro Cardoso, konfirmoi të hënën se lidhur me këtë çështje, tashmë janë duke u zhvilluar het ime.

Ai i tha gazetës portugeze Expresso se janë në dijeni të asaj që kishte ndodhur dhe het imet kanë nisur, ka mundësi që djali Ronaldos të dë nohet me një shumë të majme parash, diçka që nuk do ta kishte aspak problem Cristiano. /Gazeta Express

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP