Anëtarja e kryesisë së PD-së, Grida Duma, e ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” tha se listat e hapura duhet të bëhen vetëm me referendum mbarëpopullor, ku të përfshihen të gjithë qytetarët shqiptarë.

“Meritojnë të bëhen në nivel referendar me të gjithë qytetarët, nëse flitet për listat e hapura djalli fshihet pas detajeve. Sistemi i Kosovës është me lista të hapura. Sot po diskutohet një slogan, “Listat e hapura”, por ne u vëmë emër të bukur gjërave por aplikimi i tyre është një dramë. Sot ende vëmë në diskutim marrëveshjen e 5 qershorit që është themeli. Sot diskutojmë listat e hapura, por në të vërtetë ne rrezikojmë më shumë se me lista të mbyllura, ne përsëri dështojmë, nuk ka sistem që i bën derman politikës shqiptare. Nëse nuk kalohet me një referendum mbarë qytetar nuk ka lista të hapura. Secili voton për ata personazhe që i kanë parë të bëjnë politikë, influencë kanë shumë, por politikën se njohin fare”, thotë Duma.

Ajo gjithashtu shprehet se qytetari nuk di çfarë të bëjë, kur partia vë para tyre një politikan, duke theksuar se populli voton atë që i ofrojnë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP