Më 2 korrik, kryeqyteti dhe e gjithë Shqipëria mbeti pa fjale nga lajmi i humbjes së nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi.

Gratë e familjes Josifi, ku përfshihet dhe Blerta, e cila arriti të mbijetonte, janë vetëf lijuar duke mos u shqyer me shpresën se do të ringjalleshin.

Për Anisën u deklarua se ka humbur jeten më 29 mars të vitit 2019 dhe trupi i saj gjatë kësaj kohe lyhej me vaj e uthull nga e ëma, Zhaneta.

Ndërsa gruaja humbi jetën më 2 korrik, teksa qëndronte e ulur në gjunjë duke u lutur për ringjalljen e së bijës.

Gratë dys hohet se i përkisnin një sekti fetar. Pikërisht për sekte të tilla foli dhe kunati i Zhanetës, Sotir Kristollari. Në një prononcim për emisionin “Shqipëria Live”, kunati i Zhanetës rrëf eu detaje të reja nga ngjarja.

Ai thotë se sektet fetare janë llumi i kësaj shoqërie dhe mund të jenë më të rre zikshme se gjithcka tjeter.

Gjithashtu zbuloi dy destinacione, “Selvia” dhe Pazari i Ri”, në të cilat sipas tij gjendet “maf ia e sekteve fetare”.

Sakaq zoti Kristollari shtoi se gjendja e vajzës së mbijetuar, Blertës, është duke u përmirësuar.

“Kam mësuar që media është hedhur në su lm, disa janë të vërteta e disa jo. Mesa kuptoj kur bashkëpunojnë të gjitha organet e shtetit Shqiptar problemi duhet të zgjidhet deri në fund.

Këtu duhet të ngrihet në këmbë e gjithë shoqëria Shqiptare. Kjo është më keq se koronavirusi që po bie tani dhe po vd esin njerëzit, sepse është ideologji e dë mshme për rininë. Dro gat dhe sektet fetare janë shumë të rre zikshme për rininë tonë, për të ardhmen e vendit. Sekti i tyre është i përzier fillon me Protestantët dhe përfundon tek Selvia.

Ato që keni parë në shtyp unë s’kam shkuar në spital. Gjendja e saj këto ditë po stabilizohet, të rrish 40 ditë pa ngrënë të bie rezistenca. Janë aty i ka policia ato librat që gjenden tek Selvia, por edhe tek Pazari i Ri shikoni se keni mafien e sekteve fetare”, u shpreh Kristollari.

Ndërkohë detaje të tjera dha në studio dhe gazetarja Juli Ristani. Sipas saj, burime nga policia dhe spitali i kanë thënë se Blerta është gjetur tepër e dobët, aq sa i dukeshin edhe brinjët.

Ndërsa shtoi se mjekët po ruajnë të gjithë anonimatin e pacientes dhe deri në këto momente nuk kanë zgjedhur të bashkëpunojë me policinë.

“Mjekët ishin shumë hermetikë, por thoshin që nga ajo gjendja që policët, nga gjendja e shtrirë që ishte në korridor dhe tregonte me gisht atje është dhe motra tjetër. Si një fëmijë afrikan, i numëroheshin brinjët dhe e pafuqishme.

Sigurisht ka marrë veten tregojnë mjekët që e ndjekin. Mjekët policisë nuk i kanë ofruar deklarimin e Blertës, sepse kanë thënë që ju do ia jepni medias”, u shpreh gazetarja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP