Foto ilustruese (autobus)

Transporti publik urban filloi punën në kryeqytet ditën e hënë por shoqata e këtij transporti ditën e sotme ka deklaruar se mund të mbyllë sërish aktivitetin. Shkak i kësaj deklarate janë bërë kushtet e vështira ekonomike që po kalon transporti publik si pasojë e respektimit të protokollit të sigurisë. Anëtarët e kësaj shoqate kërkojnë ndihmë ekonomike nga ana e bashkisë për të bërë të mundur funksionimin normal të aktivitetit të tyre.

“Qarkullimi i qytetarëve në këto ditë që ne rinisim është më pak se 30% e numrit që ne kemi pasur në kushte normale. Po hasim vështirësi dhe situata është bërë shumë e rënduar ndaj kërkojmë ndërhyrjen nga ana e bashkisë për të vazhduar këtë shërbim. Ne patëm mundësi të rifillonim punën pasi ndryshimi i protokollit bëri që ne të pranonim por nuk kemi hequr dorë nga kërkesat ekonomike. Pika e parë që ne kërkojmë është zerimi i TVSH-së, gjithashtu kërkojmë heqjen e akcizës së karburantit, rimbursim nga bashkia për kategoritë e personave që nuk paguajnë shërbimin publik si dhe rimbursimin e kapacitetit të munguar të pasagjerëve si pasojë e respektimit të protokollit.”- tha kryetari i kësaj shoqate.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP