Alarmin e japin studiues të shërbimit shëndetësor britanik: ata që janë mbipeshë rrezikojnë më shumë prej koronavirusit.

Të dhënat bazohen në një dosje të botuar në revistën “Obeziteti”, sipas së cilës 75% e pacientëve në terapi intensive kanë probleme me peshën.

Në Britani, 3 nga 10 të rritur janë klinikisht obezë. Disa studime nxjerrin në pah tani qartazi lidhjen mes mbipeshës dhe rrezikut të shtuar të komplikacioneve nga Covid-19. Ata që kanë shumë kile të tepërta, rrezikojnë probleme kardiovaskulare, me veshkat dhe diabetin e sigurisht nuk janë në kushte të favorshme në rast të infeksionit.

Claudio Mastroianni, drejtor i klinikës së sëmundjeve infektive pran poliklinikës Umberto në Romë thotë se “ edhe 10 vjet më parë me gripin pandemik H1N1, subjektet më të rrezikuara dhe me përqindje të lartë vdekshmërie ishin ata mbipeshë” .

“Ndër më të rrezikuarit konsiderohen personat me një masë trupore mes 35 dhe 40. Subjekte të tilla janë shpesh diabetikë dhe mund të zhvillojë kushte predispozuese për një përkeqësim të sëmundjes”, thonë ekspertët.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP