Edi Rama shpreh bindjen e plotë se PS-ja do të fitojë mandatin e tretë dhe ai do të jetë kryeministër edhe pas zgjedhjeve të 2021. “Unë nuk do i humbas zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe nuk do të jap dorëheqjen si kryetar i PS-së sepse do të jem i detyruar të vijoj punën. Nuk flas kurrë me nëse, se ka edhe një shprehje që flet për hallën dhe xhaxhanë edhe… kohë është shumë e shtrenjtë për t’u humbur me nëse”.

Për pushimet nuk ka ndryshim planesh edhe sivjet. “Pushimet si gjithmonë këtu në Shqipëri. Unë dhe ministrat që kur jam bërë kryeministër, nuk kemi të drejtë të shkojmë jashtë shtetit për pushime. E kam bërë sepse ne duhet të jemi në Shqipëri, kalojmë pushimet në Shqipëri sepse është minimumi etik i atyre që qeverisin një vend, është një vend që promovon turizmin, që është një vend i mrekullueshëm. Për mua si në Shqipëri pushimet zor ti kalosh në vende të tjera, edhe pse ka vende të tjera të mrekullueshme”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP