3 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në PËrmet gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas burimeve, mes të infektuarve është një biznesmen që dyshohet se virusin e ka marrë në Tiranë dhe një edukatore kopshti, e cila dyshohet se është infektuar në Himarë, ku ka qenë për plazh.

Si pasojë e infektimit të edukatores është mbyllur kopshti në Përmet, ndërkohë që raportohet se të tre personat e infektuar në këtë qytet janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata janë izoluar në banesat e tyre, ndërsa pritet t’u bëhen tamponët edhe kontakteve të tyre të afërt.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP