Është gjetur pas disa orësh kërkime trupi 16-vjeçarit që u mbyt ditën e sotme në liqenin e Kukësit.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00 të ditës së sotme në vendin e quajtur “Hani i Lacit në fshatin Bardhoc, ku 16-vjeçari me inicialet L.G kishte hyrë për t’u larë në liqen.

Njoftimi i parë i policisë lidhur me ngjarjen e rëndë:

Në vendin e quajtur Hani i Lacit në fshatin Bardhoc, duke u larë në liqen, dyshohet se është mbytur shtetasi L.G, rreth 16 vjeç, banues në Bardhoc.

Për gjetjen e 16 vjeçarit, janë angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP