Të gjithë e dimë se sa e mundimshme është të kërkosh për një pjesë makine. Disa herë është gati gati e pamundur. Në fillim duhet të marrim serviset e qytetit mbarë, atyre iu duhet një përjetësi të kërkojnë në inventarin e tyre që në fund të na thonë “JO, Nuk e kam pjesën që po kërkon!” Dhe kështu kalvari i mundimeve dhe humbja e kohës vazhdon nga njëri servis në tjetrin e nga njëra pikë shitjesh në tjetrën.
Advertisements
Në fakt ka një zgjidhje. Në ditët e sotme vështirë se mund të gjesh dicka që nuk shitet online. Dhe kur vjen puna tek pjesët e makinave, gjetja e tyre në internet është mënyra më e shpejtë dhe efektive. Nëse edhe ti po kërkon për nje pjesë makine, hidhi një sy PjeseMakinash.al.
Advertisements
Nga vetë emri, të gjithë besoj e keni kuptuar tanimë që PjeseMakinash.al është një platformë që sjell pranë jush pjesët që ju nevojiten për makinën tuaj. Nga aksesorë të thjeshtë e deri tek pjesët më të rëndësishme të makinës, tek PjeseMakinash.al mund të bëni kërkimin tuaj kurdoherë që jeni në nevojë për një pjesë makine.
Qoftë kjo e fundit e re ose e përdorur, ju mund të konsultoheni me shitësin për gjendjen e pjesës, numrin e serisë, dhe modelin e saktë që ju nevojitet para se të porosisni. Sigurisht, mund të paguani në dorëzim, online ose ta merrni vetë pjesën në dyqanin e shitësit.
Platforma është krijuar si një zgjidhje për ju – pronarët e makinave, por edhe për shitësit të cilët duan të ekspozojnë produktet dhe shërbimet e tyre në internet. Me mijera vizitorë cdo dite, tek PjeseMakinash.al mund të shisni dhe blini pjesët që kërkoni në të gjitha trevat shqipëtare.
Si të blini një produkt?
Pasi të keni zgjedhur pjesën e dëshiruar, hapi i parë do jetë të klikoni “Shtoje në shportë”. Pasi ta keni shtuar në shportë mund të shkoni tek opsioni “kasa”.
Më pas vjen procedura e pagesës. Pagesa mund të kryhet në dy mënyra Paypal ose Cash. Në mënyrë që të procedohet duhet që të plotësohen fushat e kërkuara si emri, adresa, numri i telefonit etj që porosia të dërgohet në menyrë sa më të saktë.
Dhe përsa i përket shitësve, të gjithë ju që keni një larmi pjesësh makinash jeni të ftuar ti reklamoni ato tek PjeseMakinash.al. Kështu, ju mund t’i ekspozoni produktet dhe shërbimet tuaja drejt një tregu më të gjerë dhe të rrisni shitjet në menyrë të konsiderueshme. Pa kosto shtesë!
Si të shisni produktet tuaja?
E thjeshtë! Shko tek PjeseMakinash.al dhe ndiq këto hapa për të krijuar dyqanin tënd online:
- Llogaria ime
- Become a vendor
- Plotësoni me saktësi fushat e kërkuara.
- Pas plotësimit të fushave të kërkuara ju do jeni të lirë të plotësoni më shumë dyqanin tuaj online dhe të shisni produktet që dëshironi.
Dhe pa dashur ti themi të gjitha, shkoni dhe visitoni vetë PjeseMakinash.al dhe gjeni pjesën që i nevojitet makinës tuaj!