Ambasada e Greqisë në Shqipëri thotë se udhëtimet drejt këtij shteti mund të realizohen vetëm përmes fluturimit me avion në aeroportin e Athinës.

Udhëtimi drejt Greqisë përmes rrugëve tokësore apo detare nuk do të lejohet, sqaron ambasada greke duke njoftuar se nga ky bllokim përjashtohen disa kategori.

Kategoritë janë: Qytetarët grekë, poseduesit e lejeve të qëndrimit, persona që kanë banesë të tyren apo qëndrojnë zakonisht në Greqi, transporti i mallrave nga toka dhe deti si dhe persona që kryejnë lëvizje të nevojshme me karakter personal.

Ky regjim mbetet në fuqi edhe pas 1 korrikut.

Njoftimi i ambasadës greke:

Sipas udhëzimeve evropiane për hapjen e kufijve të BE-së dhe vendimeve respektive zbatuese të Greqisë (ΦΕΚ Β’ 2283/14.06.2020), në lidhje me udhëtimet nga Shqipëria për në Greqi, parashikohet mundësia e realizimit të fluturimeve drejt aeroportit Eleftherios Venizellos të Athinës. Nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi permes linjave detare, rrugore apo hekurudhore.

Përjashtohen: a) Qytetarë Grekë, posedues të Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe persona që kanë banesën kryesore të tyre apo që qëndrojnë zakonisht në Greqi, b) kalimi i kamionëve për transport mallrash, c) transporti i mallrave me anije, d) hyrja e personave nëpërmjet kufijve tokësorë, për lëvizje absolutisht të nevojshme të karakterit profesional, të cilat i faktojnë me dokumentat përkatëse.

Ky rregjim lëvizjesh pritet të vazhdojë të jetë në fuqi edhe pas datës 1 korrik. Ambasada e Greqisë në Tiranë do të lajmërojë menjëherë me njoftim të saj, për çdo ndryshim që mund të rezultojë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP