Qeveria franceze lejon zhvillimin e dy finaleve të Kupës së Francës dhe Kupës së Ligës me tifozë në stadiume.

Në këtë mënyrë, miratohet paraprakisht qëndrimi i 5 mijë tifozëve në stadiume duke respektuar distancën sociale. Kjo iniciativë pritet të zbatohet për ndeshjet PSG-Sent Etien (Kupa e Francës, 24 korrik) dhe PSG-Lion (Kupa e Ligës, 31 korrik).

Megjithatë, do të pritet ecuria e pandemisë së koronavirusit për të vendosur në 11 korrik përfundimisht nëse këto dy ndeshje do të zhvillohen me apo pa tifozë.

PANORAMASPORT.AL

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP