Prokurorët gjermanë thanë sot se besojnë se 3-vjeçarja britanike Madeleine McCann e zhdukur në 2007 është vr arë dhe se kanë identifikuar të dyshuarin kryesor për ngjarjen që tr onditi Evropën dekadën e kaluar.

Vogëlushja britanike u zhduk asokohe nga një shtëpi pushimi në Portugali ku ishte me prindërit e saj Kate e Gerry McCann, të cilët nuk kanë ndaluar ndonjëherë kërkimet për të.

Advertisements

Por autoritetet gjermane i dhanë atyre sot lajmin e keq, teksa kryeprokurori tha se besojnë se Maddie ka vd ekur, dhe se besojnë se dinë mënyrën e vr asjes së saj. Kjo e fundit ashtu si dhe identiteti i pedofilit të dyshuar nuk janë bërë publike, prej ligjeve gjermane të privatësisë.

Autoritetet thanë se i dyshuari kryesor është 43-vjeçari Christian B, aktualisht i bur gosur, me një histori krimesh se ksuale ndaj fëmijëve.

Policia britanike kishte shpërndarë foto të burrit që kishte kaluar kohë në rezortin portugez të Praia de Luz thuajse në të njëjtën kohë kur atje ishte dhe familja McCann.

Advertisements

McCann ishte zh dukur nga dhoma e saj në hotelin Praia de Luz më 3 maj, 2007 teksa prinderit e saj po darkonin me disa miq në restorantin Tapas.

“Ne supozojmë se vajza ka vd ekur,” tha prokurori i Braunschweig, Hans Christian Wolters.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP