Ai në ndeshjen e ‘mbrëmshme’ ndaj Bilbao’s, arriti asistin e tij të 250-të në të gjitha kompeticionet me ekipin e Barcelonës, duke i shtuar edhe 629 gola të tjerë në 722 ndeshje zyrtare me klubin blaugran, që i bie një pjesëmarrje e çmendur e golave me 879 gol/asist në 722 paraqitje.

Ai gjithashtu është vetëm 1 gol larg numrit 700 të golave në karrierën e tij me klub dhe kombëtare.

Çfarë të thuhet më tepër për një alien, që prin i pari gati në çdo statistikë, madje me shifra marramendëse.

Golashënues, asistues, driblues e kreator janë të gjitha cilësitë që Messi i posedon në trupin e tij, dhe gjithmonë i gatshëm për çdo ndeshje këto atribute ti përziej dhe të dhurojë show futbolli, siç bënë çdoherë.

Ndonëse Messi tani hyn’ në një moshë më të vjetër, ne si futbolldashës shpresojmë që të kemi edhe disa vite të na shoqërojë me futboll të tij spektakolar.

Futbolli pa Messin nuk mund të jetë i njëjtë, andaj t’i shijojmë edhe pak kohë magjitë tij dhe të ndihemi me fat që kemi përjetuar një lojtar të tillë në epokën tonë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP