Breshëri që ra në fshatin Sovjan në bashkinë e Maliqit ka dëmtuar gjithë kulturat bujqësore të fermerëve.

Gruri, misri, fasulja, qepa, por edhe frutorët janë kultura me dëme të parikuperueshme.

“Në radhë të parë gruri ka mbaruar fare, në radhë të dytë janë fasulet, misri edhe qepët siç e shikoni kanë mbaruar. Dëmi është i madh”.

“Është shkatërruar gjithçka, e gjithë puna e vitit, qepët kanë mbaruar, patatet edhe kanë problem edhe s’kanë shumë problem/ Të ngihet nga Bashkia, apo diçka të na rekomandojnë diçka për izolimin që të mos na kalben”, tregojnë fermerët.

Të dëshpëruar fermerët kërkojmë dëmshpërblim nga shtetit, pasi puna në bujqësi është i vetmi burim financiar.

“Shteti të vij t’i shikojë, ata e dinë më shumë se kanë specialistë. S’na kanë ardhur as në fillim të sezonit dhe as në fund”.

“Të dërgojë agronomin bashkia, a shtetit nuk e di, rrushin, mollën të gjitha i ka dëmtuar, ne duam nga shteti të vij dhe ta shikojë këtu se gjendja është shumë alarmante ne nga këta prisnim, gruri erdhi koha për t’u korrur, bie breshëri të lë me gisht në gojë”.

“Kisha 3 dynym qenë dhe 2 grurë dhe që të dyja janë të dëmtuara shumë ç’e pyet unë me këto mbahesha. Jemi 7 veta në shtëpi, me asistencë, këtu duhet të vij njëri nga ata të bashkisë që të shikojë”, thonë fermerët.

Sipas komisionit të verifikimit të dëmeve rezulton se nga breshëri i së dielës prodhimet bujqësore janë dëmtuar në masën 60%, ndër to 35 hektarë me grurë, 8 hektarë me mollë,1 hektar me vreshtari dhe sera. Pak javë më parë breshëri dëmtoi dhe kulturat bujqësore në fshatin Zvezde.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP