Deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri ka paralajmëruar mbrëmjen e sotme se ata do të bllokojnë Parlamentin ditën që do votohet Reforma Zgjedhore.

Në emisionin “Arena”, Valteri ka thënë se grupi demokrat dhe tre grupet e tjera të opozitës paralamentare do futen në grevë urie dhe nuk do votojnë Reformën.

“Të gjithë ata që e duan ndryshimin e këtij sistemi, grupi ynë demokrat dhe tre grupet e opozitës, nuk po them ata 6 të pavarurit që kanë dalë, por po them që ditën që do të votohet kjo marrëveshje e shkruar në anglisht, do të futemi në greve urie dhe nuk do ta lejojmë që ta votojnë, do të bllokohet parlamenti”, u shpreh deputeti.

Ndërkohë, pasditen e sotme drejtuesit e opozitës parlamentare zhvilluan një takim me kryeministrin Rama në ambientet e Kryesisë së Kuvendit por nuk pati rezultat.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP