Pas disa javëve pushim prej pandemisë së koronavirusit, rikthehet emisioni i moderuar nga Arbana Osmani, “Dua të të bëj të lumtur”.

I ftuar për këtë të shtunë do të jetë edhe mjeku i njohur Pëllumb Pipero, ndaj të cilit gjithashtu është organizuar një surprizë, por ende nuk dihet se nga kush.

“Uuu! Jo, nuk e besoja. Wow!,”- dëgjohet që thotë në studio Pipero por pa zbuluar më shumë nga surpriza.

Mjeku Pipero, muajt e fundit, është kthyer në një pikë referimi për shumë qytetarë për shkak të daljeve të tij në media, ku edhe ka folur për pandeminë e koronavirusit.

 

View this post on Instagram

 

Rifillojmë të shtunën, 16 maj ora 21.00 me surpriza të bukura në @topchannelalbania @duatetebejtelumtur.tch

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP