Presidenti i FSHF-së pas takimit me Presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore, ka zbuluar datën e rifillimit të kampionatit.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social të ‘Instagram’, duka shkruan se ne 3 qershor rifillon Kategoria Superiore. Po ashtu shkruan se ky është një fillim i mbarë për të rikthyer normalitetin pas një kohe të vështirë.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Sot zhvillova një mbledhje me Presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore, ku diskutuam mbi kalendarët dhe protokollin mjekësor për rifillimin e futbollit. Pas diskutimeve konstruktive vendosëm të rifillojmë Kategorinë Superiore në datë 3 Qershor.

Një fillim i mbarë për të rikthyer normalitetin pas një kohe të vështirë që kaluam të gjithë bashkë./Shqipëriaime

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP